‘Hidhen poshtë’ pretendimet e avokatëve, gjykata jep vendimin për dy të plagosurit

‘Hidhen poshtë’ pretendimet e avokatëve, gjykata jep vendimin për dy të plagosurit

471
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur masën ‘arrest me burg për 30 dite’ për dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe shokun e tij Eljon Hato pas ngjarjes në ish Bllok mbrëmjen e se enjtes.

Edhe pse avokatët kanë pretenduar të kundërtën në deklaratat e tyre, Gjykata ka qënë e vendosur në dhënien e masës.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal.

Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, Ervin Mataj i cili është në kërkim.

Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY