‘Babalja’ detaje të reja nga regjistrimi: Si po kërkojnë të shpëtojnë Rama...

‘Babalja’ detaje të reja nga regjistrimi: Si po kërkojnë të shpëtojnë Rama dhe Xhafaj

180
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të prokurorisë për të futur në burg Albert Veliun, dëshmitarin e audio-përgjimit të publikuar nga PD, ku implikohej vëllai i Xhafajt dhe kunatin e tij si dhe vendimin detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka i referohet një informacioni jozyrtar nga Prokuroria që qarkullon në media ku pretendohet se në regjistrim nuk ka qenë Agron Xhafaj, po kunati i Veliut.

Sipas Palokës, kjo është tentativa e radhës e Ramës për të shpëtuar veten dhe Xhafajn.

”A ka shqiptar qe te shpjegoj se si “anglezet” ,pa patur as zerin e Agron Xhafajt ( ne burg ne Itali) as te kunatit te Veliut , arriten ne kete perfundim ?!!” pyet Paloka.

Reagimi i plotë

Ne media eshte perhapur ( jo zyrtarisht) nga prokuroria e Rames , informacioni se “anglezet” kane “zbuluar” qe ne regjistrim nuk ka qene Agron Geron Xhafaj po kunati i A. Veliut…!!!
A ka shqiptar qe te shpjegoj se si “anglezet” ,pa patur as zerin e Agron Xhafajt ( ne burg ne Itali) as te kunatit te Veliut , arriten ne kete perfundim ?!!
A ka njeri me mend ne koke qe te besoj palacolliqet e Rames per te shpetuar veten dhe Xhafajn ?
Keta jane gati t’ja kalojne dhe paraardhesve te tyre prandaj duhen shporrur sa me pare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY