FOTO/Kush është 24 vjeçarja shqiptare, këshilltare e presidentes së Kroacisë

FOTO/Kush është 24 vjeçarja shqiptare, këshilltare e presidentes së Kroacisë

177
0
Shares

Fatmirësisht, shumë shqiptarë të vendosur në vende të ndryshme të botës, kthehen në modele inspiruesë për të tjerët.

Dita ditës njihemi me ato pak raste të shqiptarëve që kanë emigruar jashtë trojeve shqiptare dhe në pak kohë kanë arritur të korrin suksese dhe t’iu dëgjohet emri kaq shumë.

Së fundmi, mediat kosovare kanë shkruar për një vajzë nga Komuna e Drenasit e cila është këshilltarja e presidentes shumë të dashur nga shqiptarët, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Gentiana Fana shërben si anëtare e këshillit rinor në zyrën e presidentes së Kroacisë.

Gentiana është 24-vjeçare me prejardhje nga Komuna e Drenasit.

Zëri.info shkruan se Gentiana ka emigruar në Kroaci së bashku me familjen e saj që në moshën 2-vjeçare.

Përveç në zyrën e presidentes kroate, Gentiana është edhe menaxhere e Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së në Këshillin Evropian të rinjve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY