E ëma e kërkon publikisht, 14 vjeçarja poston foto dhe ‘kërkon takim’...

E ëma e kërkon publikisht, 14 vjeçarja poston foto dhe ‘kërkon takim’ në Instagram

171
0
Shares

Vajza e saj e mitur prej 7 ditësh rezulton e humbur. Kjo gjë e ka detyruar Alma Cukën të denoncojë zhdukjen e mistershme të vajzës së saj në një emision televiziv.

Ndonëse vajza është larguar 10 herë nga shtëpia brenda 10 muajsh, Alma beson se 14 vjeçarja kërcënohet nga dy vëllezër që jetojnë në Kodër Kamëz për shfrytëzim prostitucioni.

Ajo denoncon edhe një oficer të policisë gjyqësore që sipas saj ka lidhje me dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën e saj. Ndërkohë policia e komisariatit numër 1 në Tiranë bën me dije se vajza ikën me dëshirë nga banesa dhe po punohet për gjetjen e saj.

Çfarë po ndodh me vajzën?

Teksa ende nuk bëhet e ditur vendondodhja e saj dhe teksa e ëma vazhdon ta kërkojë, vajza është aktive në rrjetet sociale. Të paktën kështu mësohet nga miq të saj të cilët e ndjekin në postimet e saj.

Një bashkëmoshatar i saj i ka dërguar JOQ fotot që vajza hedh në rrjetet sociale si dhe ka treguar detaje për mënyrën si ajo jeton dhe sa shumë ka ndryshuar kohët e fundit.

Fotot në rrjetet sociale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY