VIDEO/Basha publikon shifrat: 5 format më të përdorura të abuzimit me tenderat

VIDEO/Basha publikon shifrat: 5 format më të përdorura të abuzimit me tenderat

95
0
Shares

Kryetari i Partisë  Demokratike, Lulzim Basha në një video të publikuar në rrjetin e tij social facebook, ka renditur gjithë shpenzimet që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, të cilat janë në dëm të qytetarëve.

PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro. Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 pika kryesore:

-900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.

-753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks

-252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet.

-Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit
-Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.
-Skualifikimet e padrejta të kompanive
-Rregjistrim offshore i kompanive fituese
-Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Ja si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga Rama dhe oligarkët:

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 7 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY