Moderatorja bëhet pjesë e stafit kryeministror, arsyeja pse u largua nga Top...

Moderatorja bëhet pjesë e stafit kryeministror, arsyeja pse u largua nga Top Channel

131
0
Shares

Anjeza Majën e shohim çdo të hënë tek spektakli i kërcimit ‘Dance With Me’, por kjo, sepse është një konkurrente në garë.

Anjeza, pas largimit nga Top Channel, ende nuk ka finalizuar një projekt televiziv. Moderatorja është treguar e rezervuar përsa i përket angazhimeve të saj në televizion.

Në intervistën e fundit, për Revista Class, Anjeza më në fund është bërë e gjallë duke treguar disa nga planet që ka në vijim. Maja do të jetë shumë shpejt pjesë e stafit kryeministror dhe do të vijojë planet për një biznes privat.

Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale” – u shpreh Anjeza,

Nga ana tjetër për të dhënë motivin pse u largua nga Top Channel, Anjeza ka preferuar të kthejë këtë përgjigje:

“Televizioni është një tokë e minuar dhe që kërkon të jesh gjithmonë i vëmendshëm, mos vritesh. Sigurisht e kam simbolikisht, sepse nga ana tjetër do thoja që është edhe më i thjeshti, nëse beson tek vetja dhe ecën afër njerëzve të duhur. Nëse nuk të bëhet familje një ekran, më mirë të ikësh. Në bankë mbase nuk është e nevojshme. Besoj e dhashë përgjigjen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY