Flet shoferi që dhunoi nxënësit në Dibër: Ja pse humba kontrollin

Flet shoferi që dhunoi nxënësit në Dibër: Ja pse humba kontrollin

281
0
Shares

Edmond Sela, nga fshati Majtare në Dibër, u filmua nga nxënës të tjerë, teksa ushtronte dhunë mbi ta brenda në furgon.

Ish-kryeministri Berisha e denoncoi ngjarjen dhe bëri publike pamjet, ku shoferi Sela godiste nxënësit me shpulla.

Menjëherë pas publikimit të videos është bërë dhe ndalimi i tij. Mbrëmë Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 35- vjeçarit për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Dhunuesi i fëmijës është ndaluar dhe është marrë në pyetje në Komisariatin e Peshkopisë.

Sipas burimeve, shoferi ka thënë se ka qenë i detyruar të kryejë atë sjellje, për shkak të sjelljes jo të mirë të nxënësve. Sela kishte humbur kontrollin pasi fëmijët kishin nisur të konsumonin duhan dhe po i digjnin sediljet e automjetit.

Dhe pse u kishte kërkuar disa herë të miturve ta hidhnin cigaren nga dritarja, ata nuk kanë pranuar dhe madje kanë nisur të tallen me të, dhe këtu ka qenë momenti kur ai ka filluar të godasë ata fëmijë që nuk i binden.

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me incidentin e ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY