“Bomba” e Palokës: “Në Shkodër vajza u përdhunua në sy të fejuarit”

“Bomba” e Palokës: “Në Shkodër vajza u përdhunua në sy të fejuarit”

187
0
Shares

I ftuar në emisionin ’Kjo Javë’ nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, denoncoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në Shkodër, sipas të cilit banda që kontrollojnë këtë qytet kanë përdhunuar një vajzë në sy të të fejuarit, dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë.

“Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij.

Kur ka ndodhur ky rast?

Ka ndodhur dhe nuk denoncohen. Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen. Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri as gazetarët ta hetojnë, Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar.

A keni informacion kur ka ndodhur kjo?
Unë po ju them faktet. Që edhe ata edhe vetë familjarët nuk guxojnë t’i nxjerrin. I di gjithë Shkodra. I di gjithë Vlora ca ndodh në Vlorë, e di gjithë Durrësi ca ndodh në Durrës, në Nikël në Shijak. Këto janë gjëra që po ndodhin në gjithë Shqipërinë. Bandat e krimit që i kanë dhënë pushtetin Edi Ramës sot po marrin kaparin.

Kthyer në rastin Xhisiela, Paloka thotë se mes Ballës e nënkomisarit, ai beson këtë të fundit. Pasi askush nuk flet për kamerat e komisariatit, për të cilat Paloka thotë se janë fshirë. 
“Rasti i nënkomisarit, ‘horrit’ se del kryeministri e quan ‘horr’ nuk është rasti i pari që ky kryeministër, mbështet krimin. E zëmë se Balla nuk ka qenë, pse nuk u arrestua djali, dy muaj më parë.? Një që del me kallashnikov në shtëpinë e tij, pse nuk arrestohet. Ku jemi ne? Këtë të shohë policia. – u shpreh Paloka.

Paloka komentoi edhe kallëzimet në prokurori mes palëve. 
“Është absurd kallëzimi për z.Basha. Po fillon kallëzimi që te gazetari që ka marrë intervistë. Mjafton kaq për ta kuptuar se cfarë lloj kallëzimi është ky, për çfarë bëhet fjalë. Mund të kallëzohet një gazetar pse ka marrë interviste? Dhe nesër mund të na çoje të gjithëve në prokurori, që të krijojë atë mjegullën që i duhet sa për të thënë që unë jam kaq i pafajshëm sa po i çoj të gjithë në prokurori edhe gazetarin. Ky është qëllimi i kallëzimeve të Taulant Ballës”- vijoi me tej Paloka, ndërsa tha se Balla ndërtoi dy alibi të rreme në lidhje me ngjarjen, një herë tha se isha në takime publike dhe me tej tha se ishte për të peshkuar.

Ndër të tjera Paloka akuzoi socialistin Balla se ka qenë i akuzuar për përdhunim dhe ngjarja lidhet po në Lac.

“Ka denoncim në polici për Ballën për përdhunim nga vajza. Në Lac i dinë mirë detajet se janë disa funksionarë të partisë socialiste që ngatërrohen në këtë histori.” – u shpreh Paloka. Duke iu referuar kallëzimit në Prokurori, Paloka u shpreh se është e rëndë që organi i akuzës e ka mbajtur për dy orë Ballën dhe nuk e ka pyetur për akuzat e Nuhut, po e ka mbajtur për akuzat e Ballësh për Bashën. ‘Kjo do ishte e rëndë’ tha Paloka./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY