Burg për ‘Babalen’, reagon Basha: Rama i vuri zjarrin shtetit ligjor

Burg për ‘Babalen’, reagon Basha: Rama i vuri zjarrin shtetit ligjor

100
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të prokurorisë për të kërkuar burg për ‘Babalen’ dhe kunatin e tij.

Në Twitter Basha shkruan se kjo pritej nga prokuroria e udhëhequr nga Rama. Basha thotë se me këtë akt, Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor.

Prokuroria më herët  kërkoi arrestimin e Albert Veliut, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotit, si dhe detyrim paraqitje për Jetmir Olldashin gazetarin që zhvilloi intervistën.

Reagimi i plotë

Kush priste dicka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.

Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY