Kampet e refugjatëve, Frontex do të angazhohet edhe në Shqipëri

Kampet e refugjatëve, Frontex do të angazhohet edhe në Shqipëri

117
0
Shares

Sipas BE-së është rënë dakord për një marrëveshje me Shqipërinë për angazhimin e Frontex-it në territor shqiptar për të reaguar më shpejt ndaj valës së migracionit dhe për luftë efikase ndaj kriminalitetit ndërkufitar.

Sipas Komisionit të BE-së kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji me një vend të tretë.

Me miratimin e këtij vendi në të ardhmen janë të mundshme edhe aksionet e mbrojtësve të armatosur të kufirit të BE-së “në zonën territoriale të sovranitetit shiptar”.

Komisari i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos e cilësoi marrëveshjen si një “gur themeltar në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së në fushën e menaxhimit të kufijve”. “Unë shpresoj, që kjo marrëveshje t’i hapë rrugën forcimit të bashkëpunimit me të gjithë Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi komisari Avramopoulos .

Kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i BE-së. Në verë të tilla “marrëveshje statusi” janë parafuar edhe me Maqedoninë e Shqipërinë. Tani ato duhet të nënshkruhen. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet edhe me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Më 2015 dhe në fillim të vitit 2016 qindra mijëra refugjatë përmes rrugës ballkanike nga Greqia kanë mbërritur në Gjermani dhe në vendet veriore të BE-së. Kjo mori fund, pasi i nxiti vendet që t’i mbyllin kufijtë e tyre.

Mbrojtësit e kufirit të BE-së me kompetenca të zgjeruara

Në situata krize këtej e tutje mbrojtësit e kufirit të BE-së mund të angazhohen edhe në Shqipëri, duke gëzuar të njëjtat kompetenca me ato të nëpunësve vendas të kufirit, që mund të mbajnë edhe armë. Shqipëria mund t’u lejojë nëpunësve të BE-së edhe që “në mungesë të mbrojtësve vendas të kufirit të përdorin forcë”, thuhet në marrëveshje. Të dyja palët marrin përsipër që të respektojnë plotësisht “të drejtat dhe liritë themelore”.

Frontex-i që nga viti 2016 ka mundësinë që të jetë aktiv edhe jashtë territorit të BE-së. Deri tani kjo ka vlejtur vetëm për shtete në fqinjësi të drejtpërdrëetë me BE-në, pra në Ballkanin Perëndimor apo në Afrikën e Veriut. Në shtator Komisioni i BE-së propozoi, që në të ardhmen kjo të mundësohet edhe për vendet e treta.

Organizatat e ndihmës: Gjithnjë e më shumë migrantë mbërrijnë në Spanjë

Gjithnjë e më shumë migrantë ndërkohë zgjedhin rrugën për në Spanjë. Atje numri i të ardhurve nga Mesdheu është rritur dita ditës. Sipas të dhënave të OKB-së, gjatë këtyre ditëve të shtatorit kanë mbërritur mesatarisht 353 vetë në ditë. Në gusht 225 dhe në pesë muajt e parë të vitit 54 vetë në ditë.

Spanja sivjet ia ka kaluar Italisë me gjithsej 380.000 refugjatë të ardhru kryesisht nga Afrika. Në brigjet italiane sivjet kanë zbarkuar 21.000 migrantë dhe në Greqi 23.500. një vit më parë shifrat nga fillimi i vitit deri në fillim të tetorit kanë qenë  107.000 në Itali, 20.000 në Greqi dhe 12.000 në Spanjë./DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY