VIDEO/Mimoza Shkodra heshti pas ndarjes nga Seldi, Olti Curri tregon arsyen

VIDEO/Mimoza Shkodra heshti pas ndarjes nga Seldi, Olti Curri tregon arsyen

241
0
Shares

Ndarja e dyshes Mimoza Shkodrës dhe Seldiu Qalliut vazhdon të mbetet ende një enigmë, teksa nga të dy nuk ka asnjë prononcim që direkt jep motivin e prishjes së fejesës së tyre.

Mediat rozë kanë nxjerrë motive të ndryshme, por asnjë nga këto nuk është konfirmuar apo pranuar nga të dy këngëtarët.

Këngëtari Seldi, tashmë konkurrent në ‘Dance With Me’  tha publikisht se gjithçka kishte marrë fund mes tyre, por nuk harroi të përmendte se për Mimozën e familjen e saj ai gëzonte një respekt të veçantë.

Ajo që u vu re ishte heshtja e Shkodrës. Mimoza nuk reagoi fare, nuk dha asnjë lloj deklarate në lidhje me këtë gjë.

Por teksa ishte i ftuar  në emisionin “Rudina”, Olti Curri, ka nxjerrë të pathënat e ndarjes së tyre.

Ai zbuloi  se Mimoza Shkodra nuk ka reaguar pasi ka dashur të mbrojë familjen.

Ata kanë zgjedhur të mos flasin, sepse duan të lënë të qetë familjen. Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen. Për këtë arsye, Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë,”– tha Olti Curri.

*Bisedën për çiftin e gjeni në minutën e 21)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY