Po ktheheshin nga muaji i mjaltit në Brazil, çifti shqiptar kapet me...

Po ktheheshin nga muaji i mjaltit në Brazil, çifti shqiptar kapet me 2 mln euro kokainë

128
0
Shares

Policia e provincës së Romës në bashkëpunim me policinë kufitare të aeroportit të Fiumicinos kanë arrestuar një çift shqiptar të sapo martuar që po transportonin përmes aeroportit të Romës drejt Tiranës, 5 kg kokainë.

Çifti shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ngjarja

Cifti shqiptar ishte kthyer nga udhëtimi i mjaltit në Brazil. Policia ka ngritur dyshimet teksa ka vënë re sjelljen jo normale të tyre qysh në pyetjet e zakonshme gjatë kontrollit të dokumentacionit.

Gruaja ka rrëfyer menjeherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.

Menjëherë policia ka vijuar me kontrollin e valixheve të çiftit. Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Sipas autoriteteve italiane kjo sasi drogë do të sillte përgatitjen e mbi 100 000 doza kokainë me vlerë përfitimi me mbi 2 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY