FOTO/ Xhisiela Maloku përfundon në spital

FOTO/ Xhisiela Maloku përfundon në spital

298
0
Shares

Xhisiela Malokut postoi sot në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë.

E kontaktuar në telefon nga mediat,  vajza 25-vjeçarja tha se prej dy ditësh kishte rënie të imunitetit. Tek spitali privat, Xhisiela Maloku tha se ka marrë disa qetësues dhe se tani ndihet më mirë.

Gjykata e Krujës dha masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhesiela Maloku.

Vajza nga Nikla e Fushë-Krujës, e cila prej gati 7 vitesh ishte në një lidhje me djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, denoncoi ish-të dashurin për dhunë dhe përndjekje, kallëzim që më pas u tërhoq nga vetë ajo.

Ngjarja u bë publike pas një denoncimi që në faqen e ‘Facebook’-ut të ish-kryeministrit Berisha më 29 korrik. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë erdhi dhe dëshmia e oficerit Emiljano Nuhu, i cili pohoi se kishte lënë Shqipërinë pasi ishte kërcënuar me jetë nga djali i Rrahman Rrajas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY