Vrasja për Elvana Gjatën? Salianji: Turp, nuk është histori rozë, është luftë...

Vrasja për Elvana Gjatën? Salianji: Turp, nuk është histori rozë, është luftë mes bandash

141
0
Shares

Për deputetin e PD, Ervin Salianji është një trup që vrasja në ish-Bllok të trajtohet si një histori rozë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat tha se të gjitha faktet dhe rrethanat e ngjarjes të bëjnë të mendosh që ajo është një vrasje e mirëfilltë mafioze.

Ervin Salianji: Është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri në këto kohët e fundit dhe e bën të rëndë jo vetëm vrasja dhe plagosja e disa personave, por disa elementë të tjerë. Sot është trajtuar sikur të jetë një histori rozë, sikur këtu kemi të bëjmë me një vajzë dhe një sherri mes 2 apo disa personave për shkak të një ngacmimi, çka nuk është e vërtetë.

Të gjitha rrethanat apo faktet që janë bërë publike në mënyrë zyrtare tregojnë disa elementë skandalozë të gjendjes së sigurisë në mes të Tiranës. Në një zonë të frekuentuar, 100 metër nga zyra e kryeministrit kalojnë 6 persona që janë të armatosur. Janë përdorur 6 armë aty, mund të ketë pasur edhe më shumë dhe nuk thotë askush përgjegjësinë e policisë që në ketë territor qarkullojnë persona me armë. Një prej personave të plagosur qarkullon fare lirshëm pavarësisht se është i akuzuar dhe i kërkuar nga policia për vrasje. Policia e shtetit sot pavarësisht se i kalojnë nën hundën e vet nuk ka asnjë person të arrestuar. 

Nuk merret askush me turpin e madh sesi në mënyrë skandaloze dhe jo profesionale policia merr para syve të gjithë kamerave dhe tërrheq të vrarin. Të gjitha këto elementë të bëjnë të kuptosh, shtënia me 6 armë, kapja e 10 mijë eurove, përfshirja e personave me precedent penal nuk të bën të mendosh se kjo është një histori rozë dhe është një trup që përdoren këto si shashka nga policia për të tërhequr vëmendjen, por të bën të mendosh se kjo është një luftë mes bandave të kokainës për kontrollin e territorit. Nuk ka në asnjë vend të botës që një konflikt banal të përfundojë që 6 persona të nxjerrin armët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY