VIDEO/Kur Elvana Gjata fliste për të dashurin e saj: Zoti më ka...

VIDEO/Kur Elvana Gjata fliste për të dashurin e saj: Zoti më ka sjellë një fat shumë të mirë

493
0
Shares

Disa muaj më parë Elvana Gjata deklaronte se ishte e lumtur, pasi zoti i kishte sjellë diçka të mirë në jetë dhe këtu ishte duke iu referuar të dashurit të saj, biznesmenit që sot është shpallur në kërkim nga policia.

Në shkurt të këtij viti në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata  pranoi për herë të parë publikisht lidhjen e dashurisë. Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e e pyeti: “Po mirë mi goc vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja.

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasëm o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”

“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.

Kujtojmë se i dashuri i saj, Ervin Mata është shpallur në kërkim, pas atentatit në Tiranë ku shkak i konfliktit ishte bërë një ngacmim ndaj këngëtares.

I dashuri biznesmen i këngëtares është dhe personi i cili kishte kontribuar për karrierën artistike në SHBA dhe jetën e shtrenjtë të saj.

(*Deklaratën për të dashurin e gjeni tek minuta e 33)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY