Maqedoni, Gjykata e Apelit dënon me 2 vite burg ish-kryeministrin Gruevski

Maqedoni, Gjykata e Apelit dënon me 2 vite burg ish-kryeministrin Gruevski

124
0
Shares

Gjykata Apelit konfirmoi masën e dënimit për ish kryeministrin Nikolla Gruevski në rastin “Tanku”. Gjykata e shkallës së dytë nga ana tjetër, ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në 4.6 vite, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë , Gjoko Popovksi me 6.6 vite burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vjet burg, përcjell ALSAT.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Popovski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY