Është finalizuar operacioni policor i koduar “Doganieri”. Në pranga ka rënë Doganieri i pikës Doganore Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Ky person i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shoferit të një subjekti për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në kuadër të operacionit policor të koduar arrestuan në flagrancë shtetasin :
– Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).
Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/