Pas 14 orësh policia mezi gjeti emrin e saktë, viktima përdorte emrin...

Pas 14 orësh policia mezi gjeti emrin e saktë, viktima përdorte emrin e dikujt tjetër

332
0
Shares

Policia e ka patur të vështirë të bëjë identifikimin e personit të vrarë nga atentati me armë në zonën e ish-bllokut mbrëmjen e djeshme.

Personi i vrarë natën e kaluar gjatë përpleshjes me armë në një lokal në zonën e ish bllokut nuk është Rigers Gaxhaj. Policia në njoftimin e saj, njoftoi se viktima ishte, Fabiol Gaxhaj.

Vështirësia ka lindur për shkak se viktima lëvizte me kartën e identitetit të vëllait të tij, për shkak ishte person i shpallur në kërkim. Për këtë arsye, policia pas verifikimeve që ka bërë, doli në përfundimin se personi i vrarë nuk është Rigers Gaxhaj, por Fabiol Gaxhaj, person i shpallur në kërkim më herët për vrasjhe të mbetur në tentativë, e megjithatë duket se ai lëvizte i lirë në bllok dhe i armatosur.

Vrasja dhe plagosjet natën e kaluar në bllok, duket se kanë qenë pasojë e përplasjes mes dy grupeve kriminale, nga ku ka mbetur i plagosur Ervis Martinaj dhe Leart Hasa.

Policia ndërkohë thotë se ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY