Vrasja në Tiranë, ministri Xhafaj nuk flet për ngjarjen, paralajmëron arrestime

Vrasja në Tiranë, ministri Xhafaj nuk flet për ngjarjen, paralajmëron arrestime

137
0
Shares

I ndodhur në ministerialin e BE për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, ministri Fatmir Xhafaj, ka zgjedhur të mos japë komente për ngjarjen e djeshme në zonën e ish-bllokut.

Në vend të saj, ministri ka folur në përgjithësi, duke paralajmëruar dhe njëherë që  shumë shpejt në javët e ardhshme do të ketë goditje të grupeve të strukturuara kriminale.

“Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale. Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale” është shprehur Xhafaj.

Pyetja e gazetares: Mbrëmë ndodhi një krim, çfarë masash do të ketë?

Përgjigja e ministrit: Besoj se përgjigja që thashë pak më lart është e vlefshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY