DOKUMENTI/Sërish probleme për Eni Çobanin, paditet nga qytetarja në Tiranë

DOKUMENTI/Sërish probleme për Eni Çobanin, paditet nga qytetarja në Tiranë

418
0
Shares

Pasi u paraqit në Policinë e Gjirokastrës,  ndaj avokates së njohur Eni Çobani është ngritur një tjetër padi.

Padia këtë herë është bërë në në Gjykatën e Tiranës nga një nga të ftuarat e emisionit të Çobanit ‘Shihemi në Gjyq’, seancë e cila është realizuar rreth një vit më parë.

Zoje Doda nga Tirana ka hedhur në gjyq Eni Çobanin, por edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive më qëllim detyrimin e emisionit ‘Shihemi në Gjyq’ për të përgënjeshtruar transmetimin e datës 9 prill 2017, pasi nuk respekton të drejtat themelore të transmetimeve.

Paditësja nga Tirana nga Eni Çobani kërkon dëmshpërblim shëndetësor dhe moral për dëmet e shkaktuara ndaj saj. Sipas denoncueses Eni Çobani e ka shtrembëruar të gjithë ngjarjen mes palës paditëse dhe palës së paditur, në shkelje me detyrimet e saj.

Ndërmjetësja kamufloi të gjithë ngjarjen, e shtrembëroi duke u munduar të qëndronte në në linjat e ligjit për ndërmjetësimit, pasi në seancën e ndërmjetësimit të transmetuar në Tv Klan ftoi Liza Ndoka dhe Angjelinda Ndoka në cilësinë e palëve qëë kërkonin zgjidhjen e mosmarrëveshjes, të lindur mes tyre, me anë të ndërmjetëses Eni Çobani. Pra ndërmjetësja paraqiti dhe ofroi për publikun një konflikt të kamufluar nënë e bijë, për të shkuar te konflikti që ata pretendonin me hallën, paditësen” thuhet në padi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY