Situata e rëndë e krimit, reagon deputeti: Duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë...

Situata e rëndë e krimit, reagon deputeti: Duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare

107
0
Shares

Partia Demokratike me anë të deputeti Xhemal Gjunkshi, i cili është dhe Anëtari  Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur dje në kryeqytet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi kërkon që të mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Ai ngre shqetësimin se mungojnë organet e sigurisë kombëtare, ka mungesë profesionalizmi, teksa i adreson gjithë këtë situatë të frikshme të pasigurisë, vetëm qeverisë dhe lidhjeve të saj të kahershme me krimin.

POSTIMI I PLOTË

Nata e Krimit!

Ne zemer te qendres se Tiranes, ne zonen e sigurise me te larte te Kryeqytetit, ndodh skema e krimit, vritet nje qytetar dhe plagosen dy te tjere, jo per te paren here.

Takimi ministerial i ministrave te brendshem, pershendetet fatkeqesisht me nje skeme shume te rende krimi, duke dhene, transmetuar nje imazh shume negativ, se kjo qeveri eshte nje qeveri e paafte per te siguruar jeten dhe pronen e qytetareve , se kjo qeveri eshte e lidhur me krimin dhe ne sherbim te krimit.

Kjo qeveri eshte qeveria e polishowut, polipresionit, polikercenimit, poligjobes etj dhe perfundon me polivrasjen.

Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit.

Para tre ditesh, polivrasesit plagosen nje qytetar, nderkohe sot ne mbremje kemi nje skene lufte, te ngjashme me ato qe ndodhin ne Afganistan, ne Siri etj…

Shtrojme pyetjen a ka siguri ne vendin ku kemi lindur, ne vendin ku jemi rritur, ne vendin ku banojme, ku jetojme, ku ushqehemi, ku kerkojme te ndertojme te ardhmen dhe lumturine e femijve tone, per nje jete me te mire?
Pse kjo indiference e bindur?
Pse kjo neglizhence?
Pse kjo mungese profesionalizmi?
Sigurisht te gjitha keto flasin per nje politizim ekstrem te ketyre organeve te sigurise, te cilat nuk i sherbejne popullit, taksapaguesve shqiptare, por qe jane vene ne sherbim te politikes se krimit dhe te grupeve kriminale.
Jane te gjitha keto fakte qe nga dita ne dite po behen te pakontestueshme nga kjo bande mazhoritare qe po shkateron dhe po e con kete vend drejt zhvillimeve te paparashikueshme.

Opozita pothuajse cdo dite ka denoncuar lidhjet e Kryeministrit Rama dhe Ministrave te tij, me grupet kriminale dhe me krimin.

Lidhje te cilat e kane sjelle ne pushtet kete qeveri, lidhje te cilat kjo qeveri po i forcon cdo dite, cdo jave , cdo muaj nepermjet kontakteve direkte, takimeve, bisedave dhe mbeshtetjes qe u jep duke vene ne dispozicion polikrimin dhe te gjithe infrastrukturen shteterore.

Shkaktar i te gjithe kesaj situate teje te rende dhe aspak te sigurte, eshte nje person dhe ky person eshte Kryeministri i Vendit.

Ku jane organet e sigurise kombetare?

Si deputet i Kuvendit te Shqiperise, si Anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare i bej thirje Presidentit te Republikes qe te mbledhe urgjentisht Keshillin e Sigurise Kombetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY