MASAKRA NË BLLOK/Emrat e personave që u përgjakën, mësohet i plagosuri i...

MASAKRA NË BLLOK/Emrat e personave që u përgjakën, mësohet i plagosuri i dytë

451
0
Shares

Është identifikuar edhe personi i dytë i plagosur sonte në masakrën në ish-bllok. Ai është Laert Hasa i cili ishte sëbashku me Ervis Martinaj që po ashtu u plagos dhe me Rigels Gaxhën, truprojen e Martinit që mbeti i vrarë në një lokal në zemër të bllokut.

Edhe Hasa ashtu si Martini merrej me biznes.

Atentati ndodhi rreth orës 21:50, në një lokal të quajtur Solomon në pjesën më luksoze të bllokut në Tiranë. Lokali ku ndodhi ngjarja është ngjitur me KFC në katin e dytë. Lokali quhet Solomon. Pronari i tij është Redi Popesku, biznesmen por edhe i njohur për policinë.

Personi i vrarë nuk kishte dokumenta identifikimi ndërkohë që policia ka shoqëruar deri tani 20 persona.

Dy te plagosurit jane vendosur ne spitalin e traumes ne Laprake ku forca te shumta speciale kane bllokuar hyrjet e tij nga frika qe konflikti mund te vijoje edhe ne spital.

Më herët:

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka pasur për objektiv 34 vjecarin Ervis Martini, që arriti ti shpëtonte atentatit. Një person ka qëlluar në drejtim të tij dhe miqve me të cilët ndodhej në një lokal në pronësi të Redi Popeskut. Ky i fundit nuk është i plagosur por policia mendon se është i përfshirë në ngjarje.

Ervis Martini

Ervis Martini me origjinë nga Burreli, është një emër mjaft i njohur për Policinë. Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.

Është mësuar emri i njërit prej të plagosurve. Sipas burimeve nga vendngjarja ai është Ervis Martini dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Martini u bë i njohur pas përfshirjes në një vrasjeje që ndodhi në një lokal në Linzë pak kohë më parë. Ndërkohë që njihet edhe si pronar në disa pika bastesh.

Nje person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur sonte në mbrëmje në ish-bllok në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të ish-Bllokut. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por mësohet se vrasjet kanë ndodhur me armë zjarri.

Informacion Paraprak i policisë:

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY