Berisha thotë se para pak ditësh është rrahur Saimir Tahiri

Berisha thotë se para pak ditësh është rrahur Saimir Tahiri

347
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sot në një intervistë për gazetarin Artur Zheji se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është rrahur nga bandat e Edi Ramës pak ditë më parë.

Ai tha në emisionin ‘360 gradë’ se pasi Tahiri i përmendi ‘çatinë’ Ramës, ky i fundit urdhëroi bandat që ta rrahin, si dhe urdhëroi mediat të mos e pasqyrojnë.

‘Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të Brendshme. A e more vesh se e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Qëkur filloi të flasë për çati dhe për themele, e rrahën paq. Asnjë media nuk e dha. Bandat e Edi Ramës e rrahën. Sa filloi ti përmendte Edi Ramës çatinë, atë e rrahën. ‘Çatia’ ishte fjalë kod’, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY