DETAJET/Mësohet emri i të plagosurit, policia jep detajet e atentatit të rëndë

DETAJET/Mësohet emri i të plagosurit, policia jep detajet e atentatit të rëndë

372
0
Shares

Është mësuar emri i njërit prej të plagosurve. Sipas burimeve nga vendngjarja ai është Ervis Martini dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Martini u bë i njohur pas përfshirjes në një vrasjeje që ndodhi në një lokal në Linzë pak kohë më parë. Ndërkohë që njihet edhe si pronar në disa pika bastesh.

Nje person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur sonte në mbrëmje në ish-bllok në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të ish-Bllokut. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por mësohet se vrasjet kanë ndodhur me armë zjarri. Dyshohet se viktima eshte nje i aferm i Martinit.

Vendi i masakrës ndodhet tek vila e Enverit, përballë bankës credins, në zemër të bllokut.

Informacion Paraprak

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY