FOTO/Edhe një tjetër largohet nga ‘Portokallia’, bashkohet me aktorët në Tv Klan

FOTO/Edhe një tjetër largohet nga ‘Portokallia’, bashkohet me aktorët në Tv Klan

355
0
Shares

Një prej skenaristëve dhe bashkëpunëtorëve të hershëm të spektaklit të humorit, “Portokalli” në Top Channel, Vangjel Kozma, u përfol pak javë më parë se ishte larguar nga spektakli në të cilin kontribuoi për disa vite. Pas largimeve të njëpasnjëshme, edhe Kozma ishte bërë pjesë e medias dhe e lëvizjeve që shoqëruan për një kohë të gjatë maratonën televizive. Por vetëm tani, gjithçka është konfirmuar.

Përmes një fotoje që Bes Kallaku ka postuar në Instagram, ndërsa aktorët janë duke bërë prova për spektaklin që do të nisë të dielën, shfaqet edhe skenaristi i njohur. Bashkë me Erionin, Olsin dhe Besin, edhe Vangjel Kozma do të nisë nga kjo e diel një eksperiencë të re pranë stafit të “E diela shqiptare” dhe producentit Ardit Gjebrea.

Nuk dihet arsyeja pse Kozma është larguar nga ‘Portokallia’, por edhe skenaristi i njohur nuk mbeti jashtë komenteve dhe aludimeve se mund të kishte konflikt me regjisorin e shfaqjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY