Gjermania kërkon punëtorë, ja si do të pranohen

Gjermania kërkon punëtorë, ja si do të pranohen

165
0
Shares

Nga njëra anë azili, nga ana tjetër mungesa e fuqisë punëtore: Ligji i imigrimit ende nuk është zgjidhur si temë nga koalicioni qeverisës në Gjermani. DW shpjegon, se cilat modele diskutohen për ligjin e planifikuar.

Kabineti qeveritar gjerman piketoi ligjin e ri të imigracionit për fuqinë punëtore. Por ka disa çështje që duhen sqaruar – si duhet të formulohet ligji për imigracionin që do të joshë fuqi të nevojshme punëtore për Gjermaninë? Si do të arrihet që azilkërkuesit e refuzuar, por të integruar mirë të kenë perspektivë qëndrimi? Një renditje e modeleve dhe ideve që janë në diskutim.

E ashtuquajtura ndërrim “korsie”

Kush shtron kërkesë për azil në Gjermani dhe refuzohet duhet të largohet nga vendi – pa përjashtim. Këtë rregullore, Partia Socialdemokrate, SPD kërkon ta zbusë, dhe propozon përjashtime, për ta mbajtur në Gjermani fuqinë punëtore. Kush e ka përdorur kohën e zgjatur të procedimit të azilit për të mësuar gjuhën, për të kërkuar punë dhe për t’u integruar, ai do duhet të qëndrojë në Gjermani edhe me kërkesë të refuzuar.

Këta njerëz do të ndërrojnë kështu “korsinë e qëndrimit” në rrugëtimin e tyre në Gjermani. Në vend të procedimit të azilit ata do ta arrijnë qëndrimin përmes së drejtës së re të imigrimit. Zëvendëskancelari gjerman dhe ministër i Financave, Olaf Scholz mendon se ky projekt do të gjejë mbështetje në popullin gjerman.

“Ne dëbojmë ata që nuk duhet, thonë shumë qytetare dhe qytetarë në vendin tonë, kur shohin që ka persona me vepra penale që e anashkalojnë me sukses dëbimin dhe në të njëjtën kohë në vendin e tyre të punës ka kolegë që bëjnë punë të mirë dhe që ata duan që ta vazhdojnë këtë”.

Unioni konservator, CDU/CSU e refuzon strategjinë e ndërrimit të së drejtës së qëndrimit.

“Nuk mund të përzihen azili dhe imigracioni për punë, këto janë situata të ndryshme. Ne nuk duam të dërgojmë sinjalin nëpër botë, se pavarësisht, nëse të njihet apo jo azili, ti do të qëndrosh gjithsesi në Gjermani”.

Kritikët e ndërrimit të qëndrimit në Gjermani thonë, se kjo do të motivonte shumë vetë për të ardhur në Gjermani.

Rregullorja me caktim date

Një model tjetër që diskutohet është ai i rregullores me datë të caktuar. Ajo do të rregullonte që qëndrimin do ta merrnin ata azilkërkues që kanë ardhur deri në një datë të caktuar dhe që i plotësojnë kriteret e ligjit të imigracionit. Megjithëse kjo rregullore do të përjashtonte mundësinë e keqpërdorimit, disa pjesë të unionit konservator në Gjermani vazhdojnë të refuzojnë edhe këtë model.

Sigurimi i fuqisë punëtore

Në një pikë SPD dhe Unioni konservator janë të një mendimi: Potenciali i refugjatëve si fuqi punëtore duhet shfrytëzuar. Tani bëhet fjalë për formësimin e rregulloreve. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer mendon që të marrë fuqi punëtore të organizuar nga jashtë, pa ndërrim të lejes së qëndrimit dhe pa rregulloren me datë të caktuar. Në një dokument orientues që Seehofer e ka përpunuar bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës parashikohet që të merren ata persona që kanë një shkollim profesional të përfunduar dhe që njihet në Gjermani. Kësaj i shtohen kërkesa si njohja e gjuhës, por edhe oferta e punës. Që kjo të realizohet në praktikë do të lehtësohet hyrja në Gjermani për kërkim pune.

Sistemi me pikë

Këtë model e praktikon Kanadaja: Në vitin 2017 ky model kanadez ishte i përfolur shumë në Gjermani, kur bëhet fjala për një ligj imigracioni. Kanadaja i zgjedh emigrantët në bazë të një sistemi pikësh. Kjo kërkohet nga disa pjesë të politikës prej kohësh në Gjermani. Në bazë të këtij modeli emigrantët duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen duke grumbulluar kështu pikë për të aplikuar për vizë. Përkrahësit e këtij modeli në Gjermani thonë se me këtë kontrollohet sipas nevojës ardhja e fuqisë punëtore. Unioni konservator e refuzon edhe këtë model. Në samitin e fundit të koalicionit qeverisës gjerman ky model nuk u shtrua për diskutim. DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY