FOTO/ Meta me ministren austriake:”Kompanitë austriake në Shqipëri model besimi për investitorët...

FOTO/ Meta me ministren austriake:”Kompanitë austriake në Shqipëri model besimi për investitorët e huaj”

102
0
Shares

Presidenti Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, zonjën Karin Kneissl.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministres Kneissl në Tiranë dhe vlerësoi vëmendjen e mbështetjen e madhe që Austria, si mbajtëse e Presidencës së BE-së, po i jep integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi marrëdhëniet  historike midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve që prej hedhjes së themeleve të shtetit modern shqiptar.

Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018.

Motoja e këtij viti kulturor: “Të rizbulojmë të Përbashkëtat”; ka përcjellë një mesazh shumë të bukur dhe po ndihmon për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu praninë e kompanive të mirënjohura austriake, veçanërisht në sektorët energjetik, bankar e të sigurimeve, si dhe rolin e tyre në rritjen e besueshmërisë së tregut shqiptar tek investitorët e ndryshëm ndërkombëtarë.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajon dhe të ardhmes së vendeve të tij në BE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY