Gjendet pajetë një 28 vjeçar në rrugë, policia sqaron ngjarjen

Gjendet pajetë një 28 vjeçar në rrugë, policia sqaron ngjarjen

123
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 28-vjeçari nga Delvina  ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

I riu ishte duke punuar, duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë. Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.Z., banues në Fushë-Veri Delvinë.

Ishin qytetarët  të cilët njoftuan se një person ishte gjetur i pajetë në një rrugicë, ndërsa kishte shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY