Zjarri në Fier, rrezikohet nënstacioni elektrik, disa fshatra mbeten pa drita

Zjarri në Fier, rrezikohet nënstacioni elektrik, disa fshatra mbeten pa drita

529
0
Shares
Foto Ilustruese

Shpërthimi i një përcjellësi elektrik të tensionit të lartë në Fier ka shkaktuar një zjarr.

Mësohet se zjarri rrezikoi dhe nënstacionin elektrik. Zjarri i rënë në zonën pranë nënstacionit të Jagodinës ka lënë disa fshatra të zonës pa energji eletrike.

Pas shuarjes së flakëve, OSHEE njofton se ndodhet në vendin e ngjarjes për të parë nëse ka probleme nga zjarri në kabujt e këtij nësntacioni.

Në këto momente disa nga zonet e Fierit janë pa energji elektrike si rezultat i kontrolleve, që po bën OSHEE-ja në terren.

“Pershendetje kolege. Si pasoje e nje zjarri qe eshte shfaqur ne zonën prane. nst Jagodine, OSHEE ka stakuar fiderat 6 kv te ketij nstacioni per te kontrolluae kabllot e tensionit te mesem e te ulet, nese ka deme nga zjarri. Theksoj se zjarrfikeset kane shuar zjarrin dhe nst Jagodine eshte ne pune pasi nuk ka pesuar asnje dem. Ne po verifikojme jashte nstacionit e per kete kemi stakuae energjine ne fidera. Pa energji momentalisht jane disa fshatra te Fierit si Jagodine, Suk1. Suk2, Marinez, Kuman, qyteti Roskovec, Zharez. Brigadat e OSHEE jane ne terren dhe sapo te verifikojne situaten do te rikthejne energjine ne zonat përkatëse”, njofton OSHEE-në.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY