Prej muajsh në kërkim për mashtrim, arrestohet ish-administratori i një spitali privat...

Prej muajsh në kërkim për mashtrim, arrestohet ish-administratori i një spitali privat në Tiranë

156
0
Shares

Ish-administratori i spitalit Gjerman në Tiranë është arrestuar nga policia. Policia e Tiranës ka arrestuar sot ish-administratorin e spitalit pas disa muajsh kërkime.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se arrestimi është bërë nga Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës.

Sulkaj është shkarkuar nga ky post që prej 19 majit të vitit 2018, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e mashtrimit.

Ai akuzohet për mashtrimin e dy qytetarëve, duke u zhvatur shuma të mëdha parash.

Sulkaj është vënë në pranga pasi ka qenë në kërkim për mashtrim. Edhe pse policia kishte disa muaj që e kishte shpallur në kërkim Sulkajn, arrestimi i tij ka ardhur vetëm ditën e sotme.

Të njëjtat burime bëjnë me dije vënia në pranga e ish-administratorit është bërë në afërsi të rrugës Frosina Plaku pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY