Paloka- Ramës: Populli që tenton ta dhunosh, një ditë do të të...

Paloka- Ramës: Populli që tenton ta dhunosh, një ditë do të të kafshojë në qafë

112
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me paketën e propozuar nga Rama, atë të anti-shpifjes, duke u ndaluar tek miratimi i saj.

Sipas Palokës, asgjë nuk e ndalon atë të miratojë një paketë të tillë. Paloka rikujton këtu herët e fundit kur Edi Rama ka miratuar në mënyrë të paligjshme ligjin për Teatrin si dhe emërimin e  prokurores Arta Marku.

Edhe pse sipas deputetit, Rama mund të bëjë si të dojë dhe ti dalë kundër ligjit, më vonë do të ketë dikush nga populli që do ti kërcejë në qafë dhe do ta kafshojë.

Postimi i plotë:

O lider magjepses!
Mos degjo cfare te thone se gjoja nuk e miraton dot paketen antishpifje se duhen 84 vota ne Parlament!
Keta jane ata qe kane frike nga reformat e tua!
Kush do te ndaloj ta miratosh edhe me 69 vota si PPP Arten?
Po edhe po te tha ndonje qe po shkel Kushtetuten , kush pyet per ta. Pse nuk thane keshtu dhe per ligjin per Teatrin dhe ti prape e bere…
Eshte Gjykata Kushtetuese qe vendos ne se nje ligj eshte kushtetues apo jo po ti ke kryer pune me ata horra, i ke cuar te gjithe ne shtepi me vetingun tend.
Keta qe te kundershtojne , nuk te njohin fare, nuk e dijne qe ti edhe kete punen e antishpifjes e ke sa per tu harruar pak perdhunuesi i rradhes i “rilindjes” se per te mbyllur goje ti ke menyrat e tua.
Ja Xhisiela , kater here ka ndryshuar mendim deri me sot. Ne saje te metodave efektive te tuat.
Pastaj ti ke bere dhe figura te shquara publike te ndryshojne qendrim brenda 24 oresh si per Teatrin, jo te kesh problem me jetimet…
Po keta kundershtaret e antishpifjes nuk dijne dhe nje gje tjeter; qe ti po deshe te denon dhe pa ligj fare. Ja nuk me denove mua dhe Ristanin me nje nen qe nuk ekziston fare ne kodin penal? Pikerisht per shpifjen, kete qe po kerkon ta futesh tani, se shpifem gjoja sikur ti dhe Saja kishit lidhje me krimin.
Te gjitha keto ti mundesh dhe i ben…
Nje gje nuk do ta besh dot kurre ; Dele nuk na ben dot te gjitheve. Nuk na beri dot babai yt shpirteror e jo te na bej nje legen si ty.
Nje dite dikush nga ky popull qe tenton ta dhunosh, poshterosh e nenshtrosh, do te te kafshoj ne qafe…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY