Sekuestrohet droga me vlerë 5 milionë euro në Itali, dyshohet se vinte...

Sekuestrohet droga me vlerë 5 milionë euro në Itali, dyshohet se vinte nga Shqipëria

142
0
Shares

Një operacion i madh anti droge është finalizuar nga policia italiane, ku janë arrestuar 17 persona të cilët akuzohen për  trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike të disa llojeve.

Mësohet se janë sekuestruar rreth 7 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Ndësa droga kapte vlerën e 5 milionë eurove në treg.  Aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Lecce, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim.

Gjatë kontrollove të ushtruara në banesa, policia ka kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Dyshohet se trafikantët kanë ndjekur  rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur  gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.

Policia nuk jep asnjë detaj në lidhje me personat e lënë në burg. Nuk raportohet për ndonjë shqiptar të arrestuar, por policia mund të japë detaje të reja në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY