Parashikimi i deputetit: Një person nga PS do të përfundojë në burg,...

Parashikimi i deputetit: Një person nga PS do të përfundojë në burg, për të shpëtuar të tjerët

130
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka paralajmëruar ndërkohë se një person nga radhët e Partisë Socialiste do përfundojë në burg.

Salianji i referohet çështjes së denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë në prani të deputetëve socialistë Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Sa herë Rama përmend “Babalet” dhe përpiqet të ironizojë, dikush i përfundon pas hekurave për të shpëtuar disa të tjerë. Herën e parë shkoi në burg Geroni për të shpëtuar Xhafajn, këtë herë Rrahmoni për të shpëtuar Ballën!”, shkruan Salianji.

Më herët, Petrit Vasili dhe Edmond Spaho kanë depozituar padinë ndaj kryeministrit Rama, në të cilën Rama kallëzohet penalisht për 3 vepra, që lidhen me kanosjen për të penguar të vërtetën ndaj ngjarjes në Fushë Krujë. Padinë, Rama e priti me ironi dhe batuta, teksa shprehej si ishte i gatshëm të hetohej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY