Rama sulmon deputetët për padinë, reagon Vasili: Kryeministri gjysmatru, qelb dynjanë

Rama sulmon deputetët për padinë, reagon Vasili: Kryeministri gjysmatru, qelb dynjanë

124
0
Shares

Kryeministri  Edi Rama e priti me ‘humor’ dhe me sulme, padinë që krerët e grupeve parlmentare të PD dhe LSI depozituan në  Prokurori.

Paraditen e sotme rreth orës 11.00, opozita depozitoi në organin e akuzës, një denoncim për kreun e qeverisë Edi Rama në lidhje me kërcënimin që ai i ka bërë oficerit të policisë Nuhu dhe teksa është penguesi i të vërtetës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama sulmoi Edmond Spahon dhe Petrit Vasilin duke i quajtur dy gjysmë gjela.

Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruajti Rama.

Ndërkohë pas këtyre fjalëve ironizuese, Petrit  Vasili ka reaguar në facebook, me një status, duke e quajtur “kreyministri gjysmatru”.

“Kryeministri gjysma tru foli….Ky ja ka zhveshur breket trurit te vet, ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me goje por mendere.Prandaj edhe qelb ere dynjane,” shkruan Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY