VIDEO/Padia penale ndaj Ramës, 3 akuzat dhe sa vite burg rrezikon kryeministri

VIDEO/Padia penale ndaj Ramës, 3 akuzat dhe sa vite burg rrezikon kryeministri

100
0
Shares

Pas depozitimit Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka mbajtur një deklaratë për mediat.

Ai ka shpjeguar dhe 3 veprat penale që  Rama duhet të dënohet. Spaho tha se kreu i qeverisë ka kërcënuar hapur nënkomisarin Emiljano Nuhu, pas denoncimit të këtij të fundit për rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas Spahos, Rama me këto akuza mund të dënohet me 3 vite burg.

”U kërcënua dhe kanos madje me vdekje nëse do vazhdonte hetimet duke nxjerrë para përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet erdhën nga familja e deputetit socialist. Kreu i grupit parlamentar Balla, kryetari i bashkisë Krujës dhe deputeti kishin kërcënuar nënkomisarin që të tërhiqej. Kishte dy hetime nga prokuroria, dhe kreu i qeverisë në një deklaratë live kërcënoi komisarin Nuhu duke i thënë horr i kthyer në hero. Ai ka ndërhyrë në punën e prokurorëve. Me deklaratën e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.

Ai e kërcënoi në një farë mënyrë që të mos vazhdojë me nxjerrjen e fakteve të tjera. Rama ka kryer tre vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës, dhe kanosje për të mos treguar. Akuza për të cilat mund të marrë 3-4 vite burg. U bëmë zëdhënës të qytetarëve ndaj lidhjeve të tij me krimin. Shpresojmë që prokuroria ta marrë seriozisht këtë çështje,” tha Spaho.

Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, padi penale kundër Edi Ramës tek Prokuroria e Tiranës.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 4 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY