Zbulohet raporti: Lidhjet e Donald Lu me njerëzit e Soros në Shqipëri

Zbulohet raporti: Lidhjet e Donald Lu me njerëzit e Soros në Shqipëri

139
0
Shares

Raporti prej 19 faqe i botuar sot nga ‘Judicial Watch’ të siguruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije disa informacione të reja për financimin e organizatave jofitimprurëse të George Soros në Shqipëri.

Dokumentet zbulojnë se kur Donald Lu erdhi në Tiranë, njeriu i parë që thirri në ambasadë ishte Andri Dobrushi, drejtor i fondacionit të Sorosit për një ‘Shoqëri të Hapur’, një nga ato që kryeministri hungarez Viktor Orban i quan ‘organizata të mercenarëve’.

Dokumentet tregojnë paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë “shoqërinë civile”, ndërsa në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane.

Në një raport të mëparshëm, prej 32 faqesh thuhet se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros, që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të së majtës në Shqipëri. Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se si operacion i Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë aplikimet për grant nga grupe të tjera për financimin e taksapaguesve. Fondet e USAID-it u shpërndanë në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit.

USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.

SHKRIMI ORIGJINAL BASHKË ME DOKUMENTAT 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY