Vasili: Ai që duhet të dënohet është Edi Rama, 4 shpifjet e...

Vasili: Ai që duhet të dënohet është Edi Rama, 4 shpifjet e tij të papranueshme

149
0
Shares

Paketa ‘anti-shpifje’ e propozuar nga Edi Rama është një tjetër metodë e propozuar nga kryeministri për ‘t’iu mbyllur gojën’ kujtdo që flet.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas postimit të bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kushdo që shpif duhet të paguajë.

Për Vasilin shpifësi më i madh i këtij vendi është Edi Rama dhe për shpifjet e mëposhtme, të cilat ai i rendit, Edi Rama duhet të dënohet.

Postimi i plotë

Shpifesit te varen,pushkatohen,karrige elektrike ose te treja bashke

Te papranueshme vertet shpifje te tilla si:

1.Edi Rama i beri thirrje policise te bente vota per rilindjen.

2.Edi Rama genjeu dhe beri ekspertizen per Agron Xhafen dhe i doli ok.

3.Edi Rama mbushi vendin me droge.

4.Edi Rama i vuri gjoksin dhe ndaloi arrestimin e ish ministrit te brendeshem.

Keto shpifje te poshtra, duhet te denohen pa derman,bile me pushkatim,me varje,me karrige elektrike ose te te treja bashke.

Kryeministri si ka bere fare keto.

Shpifesit duhet ta paguajne si frengu pulen.Ç’i gjeti keta,ta paguajne patjeter se i kane prishur oren e vizatimit kryeministrit.

Ne po paguajme gjithe populli sa frengu bythen e pules me qindra milion per koncesione hajdutesh jo më keta shpifesit qe e kane bere hak.

Kryeministrin te kemi mire e te na lere prapa kjo ka rendesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY