“Të qëndruarit ulur vret më shumë se HIV”/ 5 gjërat e frikshme...

“Të qëndruarit ulur vret më shumë se HIV”/ 5 gjërat e frikshme që i ndodhin trupit tuaj

114
0
Shares

Të qëndruarit ulur mund të dëmtojë po aq sa duhanpirja ! Mungesa e aktivitetit fizik, punët që të “mbajnë lidhur” në karrige për të paktën tetë orë vijnë me jo pak efekte anësore për shëndetin tonë! Kur të lexoni më poshtë se çfarë i ndodh trupit në mungesë të lëvizjes, do të gjeni pretekste nga më të ndryshmet që të çoheni të paktën çdo dy orë.

Sipas Dr. James Levine, rektori i Universitetit Shtetëror e Klinikës Mayo në Arizona të qëndruarit ulur është më e rrezikshme se pirja e duhanit, vret më shumë njerëz sesa HIV dhe për fat të keq më shumë se 50% e popullsisë do të qëndrojnë të ulur deri në vdekje. Arsyeja pse ekspertët e shëndetit e krahasojnë qëndrimin ulur me pirjen e duhanit është sepse rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe kancerin, si dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme.

1. Mund të shtoni peshë Stërvitja dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor janë dy mënyrat për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Por nëse ju i privoni trupit lëvizjen, metabolizmi do të ngadalsohet duke shkaktuar probleme me tretjen dhe depozitimin e yndyrës. Kjo është një nga arsyet pse është kaq e rëndësishme që të ngriheni dhe të lëvizni çdo dy orë.

2. Dëmton shtyllën kurrizore Studimet tregojnë se shkaku më i madh i dhimbjes së shpinës është stresi postural. Në këtë rast, nuk lidhet me oret e gjata që kaloni ulur, por me pozicionin si qëndroni në karrige. Për të parandaluar dhimbjet e shpinës duhet të mbështeteni në karrige, këmbët të jenë në një kënd prej 90 gradësh dhe të takojnë në tokë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme koka të qëndrojë drejt ! Përkulja e qafës mund të dëmtojnë rruazat e para të shtyllës kurrizore.

3. Mund të dëmtojë trurin tuaj Qëndrimi ulur për vite me rradhë mund të çojë në një rënie të ndjeshme të vëllimit të trurit, duke ndikuar në kujtesen tuaj.
4. Mund të dobësojë muskujt tuaj Muskujt mundësojnë lëvizjen e trupit. Kur uleni për orë të tëra , kjo mund të shkaktojë dobësim të tyre ! Presioni i vazhdueshëm në pjesën e pasme të këmbëve mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut të trupit tuaj dhe përfundimisht të çojë në dëmtim të muskujve. Kjo është për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut . Rreziku për krijimin e trombeve të gjakut është gjithashtu më i lartë nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë.
5. Të fundit por jo më pak të rëndësishme lidhen me rrezikun e diabetit dhe kolesterolit të lartë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY