Paketa antishpifje/ Mustafaj: “Rama kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet”

Paketa antishpifje/ Mustafaj: “Rama kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet”

128
0
Shares

Analisti Besnik Mustafaj thotë se paketa antishpifje e propozuar nga kryeministri Edi Rama është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një skandal i madh. Ai tha në “Opinion” në News24 se shpifja nuk mund të përfshihet në kodin penal sepse BE rreth 10 vite me parë kërkoi heqjen e penalizimit të saj.

Por Mustafaj thotë se politika e denigrimit të medias nga Rama ka nisur vite më parë me shprehjen e tij të famshme të kazanit.

“Është Një përpjekje e km për të larguar vëmendjen e medias, opinionit publik, ndërkombëtarëve nga skandali i madh.
Nuk mund ta përfshijë në kodin penal shpifjen. Është e qartë dhe e padiskutueshme. Unë kam qenë ende deputet kur BE e vuri si kusht heqjen e dënimit, penalizimit të shpifjes nga kodi penal.
Besoj se kryeministri është brenda natyrës së tij si politikan, si udhëhqeës i vendit. Ky ligj drejtohet së pari kundër mediave. Ka disa vjet që kryeministri flet për kazanin e medias, pra denigron mediat. Me sa duket ai dështoi në zhvlerësimin e medias nëpërmjet denigrimit tani do të përdorë kodin penal për t’ia mbyllur gojën mediave. E shoh si totalitarizëm për t’i mbyllur gojën mediave”, deklaroi Mustafaj.

Në lidhje me akuzat e PD për fshirjen e pamjeve të kamerave në stacionin e policisë Fushë-Krujë ku thuhet se ka qenë deputeti Taulant Balla dhe deklaratat e këtij të fundit se Basha do kërkojë falje, Mustafaj tha se është e paimagjinueshme deklarata e policisë se pamjet nuk po lexohen dot.

“Nuk e vërtetoj dot nëse janë fshirë pamjet apo jo. Por ne kemi një deklaratë të zdh të policisë së shtetit e cila thotë se nuk po i zbërthejmë dot pamjet në stacionin e policisë së Fushë-Krujës. E paimagjinueshme kjo deklaratë. Policia nuk mund të dekriptojë dot kamerat e veta, imagjino kamerat e lokaleve për nevojat e ndjekjes së krimeve të caktuara.
Kamerat edhe nëse janë difektoze hedh një dyshim të madh mbi alibinë që përpiqet të përdorë balla mbi praninë e tyre në këtë stacion policie të denoncuar nga komisari Nuhu. Kjo do të thotë se policia është në anën e Ballës dhe jo të vërtetës. Kështu humbet besueshmëria ndaj policisë. Nuhu përveç deklaratave ka dhe fakte se ka lajmëruar eprorët”, tha analisti.

I pyetur se deri ku shkon e vërteta sipas tij, Mustafaj tha se nuk ka asnjë dyshim që djali i deputetit e ka dhunuar në mënyrë të përsëritur vajzën.

“Për mua e vërteta e qartë që nuk vihet në dyshim është se djali i deputetit e ka dhunuar në mënyrë të përsëritur vajzën. Krimi është kryer. Të gjitha të tjerat janë suplemente. Krimi është bërë në mënyrë të përsëritur. Gjendja e saj ka qenë dhe është në rrezik. Denoncimi i femrave për dhunën është një akt i guximshëm. Në Francë psh vetëm 10% e femrave e denoncojnë dhunën, kanë guximin.
Përtej kthesave që ka marrë historia, thelbi është i qartë. Është një e pavërtetë e pakundërshtueshme dhe drejtësia duhet të operojë mbi këtë të vërtetë”, deklaroi Besnik Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY