Protesta në Mengël, policia procedon penalisht deputetin e PD dhe disa banorë

Protesta në Mengël, policia procedon penalisht deputetin e PD dhe disa banorë

96
0
Shares

Deputetit i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe disa banorë të fshatit Mengël të Elbasanit janë proceduar penalisht nga policia lokale për disa vepra.

Në deklaratë thuhet se janë referuar ë prokurorinë e Elbasanit materiale në ngarkim të tyre për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim”, (neni 129) “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në deklaratë thuhet se nuk është ushtruar dhunë ndaj fëmijëve nga ana e policisë, duke shprehur keqardhje për akuzat e ngritura nga deputeti i Partisë Demokratike.

“Policia e Shtetit ri-thekson edhe njëherë se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije. Është pyetur në prani të të afërmve dhe psikologes, i mituri që u shfaq në disa media si i keqtrajtuar. Është kryer një akt ekspertimi për fëmijën, si dhe janë marrë në shqyrtim pamjet filmike në dispozicion. Nga të gjitha veprimet proceduriale të kryera, nuk rezulton që fëmija të jetë keqtrajtuar nga Policia apo të ketë ndonjë dëmtim”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, po sot deputeti Boçi paralajmëroi një kallëzim penal për tejkalim kompetencash dhe dhunim të fëmijëve në protestë.

Boçi: Për keqtrajtimin e grave dhe fëmijëve, gjëra që ndodhën realisht. Ne posedojmë edhe materiale video.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY