Kryebashkiaku i Lezhës: Do rikandidoj për këtë post sërish në 2019

Kryebashkiaku i Lezhës: Do rikandidoj për këtë post sërish në 2019

137
0
Shares

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është shprehur se do të rikandidojë sërish për këtë post në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sipas Fax Web, mësohet se kryebashkiaku ka thënë se strukturat e partisë do ta diskutojnë dhe do të marrin një vendim për kandidaturën e ardhshme për kreun e Bashkisë së Lezhës.

Kryebashkiaku i Lezhës pak muaj më parë u arrestua nga policia dhe më pas u lirua me masën “Arrest shtëpie” për tjetërsim të pronave dhe shpërdorim detyre.

Fran Frrokaj dhe 12 zyrtarët e arrestuar, sikurse edhe 11 persona të tjerë në kërkim akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY