Dhuratë nga Suedia, policët e Kukësit me biçikleta për të qënë më...

Dhuratë nga Suedia, policët e Kukësit me biçikleta për të qënë më afër qytetarëve

120
0
Shares

‘Më pranë qytetarëve, me biçikleta’. Kështu duket të jetë nisma e policisë së Kukësit për të ardhur më pranë qytetarëve.

Policët me biçikleta do ti shohim tashmë edhe në rrugët e Kukësit.

Suedia e ka mbështetur policinë e Kukësit në këtë nismë duke u dhuruar 10 biçikleta për këtë komisariat në kuadër të projektit Policimi në Komunitet.

Projekti suedez i policimit në komuniteti i dhuroi 10 mjete profesionale policisë lokale që do tu shërbejnë për të qenë më afër qytetarëve!

Drejtori i Policisë, Zef Laska, u shpreh se punonjësit e policisë do të gjenden sa më pranë qytetarëve në kohën e duhur dhe vendin e duhur, me qëllim që tu ofrojnë shërbimin më të mirë të mundshëm qytetarëve.

Ndërsa drejtuesit e projektit premtuan se mbështetja për policinë e Kukësit do të vijojë, duke thënë se do të ndërhyjnë në pjesën që i takon dhunës në familje dhe të miturve për rikonstruksionin dhe pajisjen e dhomës së intervistimit sipas standardeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY