VIDEO/’Xhisiela’,PD: Të tregohet çfarë u bë me kamerat e Fushë Krujës, po...

VIDEO/’Xhisiela’,PD: Të tregohet çfarë u bë me kamerat e Fushë Krujës, po fshihen gjurmët e krimit

100
0
Shares

Nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj, deklaroi se Edi Rama po përdor gjithë makinerinë e propagandës që askush të mos flasë për denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi përfshirjen e mbrojtësve politikë në krim.

Sipas deputetit, sot është fakt se nuk ka asnjë veprim ligjor të asnjë organi shtetëror për të vërtetuar se banda e Ballës, Rrajës dhe  Bushit,   në 21 Korrik kanë qenë në komisariatin e Fushë Krujës.

Të gjitha organet janë vënë në dijeni të kërcënimit të Nuhut, por zgjedhin të heshtin. Për këtë gjë, as nuk janë pyetur policët e tjerë për të zbuluar prova të reja dhe faktuar ngjarjen. Sipas deputetit, kjo ndodh vetëm se po punohet për të fshirë gjurmët e krimit.

Deputeti thotë se Taulant Balla i ka kërkuar Ardi Veliut, fshirjen e gjurmëve të provave dhe regjistrimin e kamerave që provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës.

Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni, për fshirjen e provave dhe nuk ka ndërhyrë për ti dhënë kohë që ti shkatërrojnë ato.

Detyra e Ramës dhe organeve të tij, sipas deputetit, është ti tregojë publikut çfarë u bë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe rrotull saj./K.Balliu

Enkelejd Alibeaj, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 3 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY