Gjyshërit duan ta shohin “murgeshë”, 17-vjeçarja ka një mesazh për ata

Gjyshërit duan ta shohin “murgeshë”, 17-vjeçarja ka një mesazh për ata

112
0
Shares

Kristi ka ftuar sot gjyshërit e saj, Jahon dhe Asimen, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ata “e detyrojnë” të sillet si vajzë fshati.

Kristi, 17-vjeçarja nga Mbrakulli i Beratit, rrëfen se prindërit e saj emigruan në Greqi kur ajo ishte vetëm 1 vjeç, ndaj ajo u rrit me gjyshërit. Kur Kristi ishte 7 vjeç, prindërit e saj u rikthyen dhe u shpërngulën në Tiranë për rreth 10 vite. Por ata shkuan sërish në Greqi dhe gjyshërit e saj nuk e lejuan Kristin të shkonte me ta sepse nuk dëshironin që ajo të ndërpriste studimet.  

Kristin e shqetëson fakti që duhet të sillet si vajzë fshati, gjë që gjyshërit e imponojnë ta bëjë sepse nuk duan që njerëzit ta paragjykojnë.

“Duan të më shikojnë si murgeshë, me gjëra të gjata!”

Jaho dhe Asime pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E diela shqiptare”. I pyetur nga Arditi se kush mendojnë se mund t’ua ketë bërë këtë surprizë, Jaho thotë se ka 6 fëmijë, 6 nipër e 5 mbesa, ndaj nuk e di se kush mund të jetë. Në ekranin e murit ndarës shfaqet Kristi, e cila ka një mesazh për ta.


Kristi – Gjyshi, nëna, dua t’ju kërkoj falje nëse ju kam mërzitur këto muaj. Por unë e di shumë mirë që ju më kuptoni edhe unë ju kuptoj sepse nuk është e lehtë.


Jaho – Ne të falënderojmë për këtë surprizë që na ke bërë dhe ne jemi munduar që të të ndihmojmë sa më shumë që ti të vazhdosh shkollën.

Arditi ngacmon gjyshërit e Kristit, duke u thënë se ajo do të bëhet modele për një sfilatë të brendshmesh. Ndërsa Kristi u thotë se nuk do që të përshëndesë të gjithë njerëzit e fshatit, vetëm ata që e kanë rrespektuar dhe se Asimja nuk duhet të ndërhyjë në përzgjedhjen e veshjes së saj.


Asime – I kam thënë që vish rroba serioze, se është edhe ftohtë jo se e them unë.


Arditi – Do ta martojmë në fshat apo në qytet?


Asime – Jo, në fshat nuk e martoj unë.


Arditi – Ta martojmë jashtë shtetit më mirë?


Jaho – Ku të jetë kismeti. Nuk i dihet fatit të vajzës, mund të jetë edhe jashtë shtetit.


Kristi – Ëëë.. jashtë shtetit. Këtu ka një kleçkë gjyshi. Kam një hallë që jeton në Itali dhe pronari i saj është italian. Ai ka një djalë dhe gjyshi do shumë që të më shikojë me atë.


Jaho – Ajo e di vetë, nuk i ndërhyjmë ne.

Kristi përqafon gjyshërit e saj, duke na treguar se edhe pse mund të kenë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin, dashuria do t’i bashkojë gjithmonë. TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY