Gjyqtari i Apelit të Korçës në vetting, i hap probleme shtëpia ‘dhuratë’

Gjyqtari i Apelit të Korçës në vetting, i hap probleme shtëpia ‘dhuratë’

103
0
Shares

Gjyqtari Sotiraq Lubonja, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Korçë, doli sot para komisionit të Vettingut.

Gjatë procesit, për gjyqtarin rezultoi me probleme pjesa e deklarimit të pasurisë.

ILDKPKI thotë se deklarimi i tij është i pasaktë, nuk ka burime të ligjshme, ka fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Lubonja zotëron një shtëpi banimi në Korçë me dy kate, fituar me kontratë dhurimi 2/3 pjesë të saj.

Vlera e deklaruar për të është 2.5 milionë lekë, që janë të ardhura familjare. Në katet e banimit ka shtesa pa leje. Ka mospërputhje në dokumentacion dhe deklarimet e mëparshme për sipërfaqen e ndërtimit.

Vlera e ndërtimit të shtëpisë rezulton 6.3 milionë dhe Lubonja nuk ka pasur mjete të mjaftueshme financiare për ndërtimin e banesës në periudhën 1995-2002.

Gjithashtu nuk dihen se nga vinë disa shuma të mëdha të ardhurash.

Ai ka dhuratë në shumën 4 milionë lekë nga nëna e tij, e cila, sipas KPK-së, nuk ka pasur mundësi të bënte këtë dhuratë. Ndërkohë, vjehrri i ka bërë dhuratë një depozitë në bankë prej 25 mijë dollarësh.

Vendimi do të jepet me 8 tetor, teksa gjyqtari Lubonja ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY