24 vjeçarja nga Tirana i jep fund jetës: Nuk përballoi dot vështirësitë...

24 vjeçarja nga Tirana i jep fund jetës: Nuk përballoi dot vështirësitë e mëdha ekonomike

181
0
Shares
Foto Ilustruese

Një vajzë i ka dhënë fund jetës mesditën e djeshme në Tiranë.

Vështirësitë ekonomike dyshohet se e kanë shtyrë 24 vjeçaren me iniciale E.Y., t’i jepte fund jetës.

Mësohet se vajza që u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj, ndërsa dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë në kushtet e depresionit.

Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen që ka ndodhur rreth orës 11:20, prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”, raporton gazeta ‘Panorama’.

24-vjeçarja kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë, ndërsa nuk kishte arritur të gjente punë në profesionin e saj.

Ajo kishte filluar punë në një “Call Center”, në kryeqytet, por ndërkohë familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, që kanë sjellë shqetësime edhe te 24-vjeçarja, e cila së fundmi kishte shfaqur probleme me depresionin.

Nuk dihet nëse vajza kishte marrë apo jo mjekim për këtë shkak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY