DETAJE/Vëllai i Alketa Vejsiut i heshtur në gjyq, i ati shpërthen në...

DETAJE/Vëllai i Alketa Vejsiut i heshtur në gjyq, i ati shpërthen në lot

341
0
Shares

Endrit Vejsiu nuk ka thënë asnjë fjalë para trupit gjykues, madje duke mos dhënë asnjë detaj për të sqaruar gjithë ngjarjen.

Gjykata e  Lezhës e la në burg, vëllain e moderatores Alketa Vejsiu, pasi u kap me disa mina me telekomandë të futura në gomën rezervë dhe me lëndë narkotike.

Sipas  Panoramës, Vejsiu ka dalë para togave të zeza rreth mesditës të së martës, ndërsa seanca gjyqësore u zhvilluar me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit të çështjes, sipas të cilit duhej të ruhej sekreti hetimor.

Gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, ajo që ndodhi ishte e papritur. Jashtë ambienteve të Gjykatës është parë babai i 29-vjeçarit Endrit Vejsiu.

Në momentin kur ky i fundit ka dalë nga Gjykata me pranga në duar, babai ka shpërthyer në lot, ndërsa fjalët e të birit ishin “Mos u mërzit babi”.

Vejsiu është shoqëruar nga Policia drejt burgut të Shënkollit, ku do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit të këtij institucioni deri në një vendim të dytë të Gjykatës apo deri në përfundim të hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY