Salianji nxjerr fotot e dhunës mbi një grua: Anëtari i PS i...

Salianji nxjerr fotot e dhunës mbi një grua: Anëtari i PS i mori tokën për të mbjellë drogë

90
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike,  Ervin Salianji, ka postuar në rrjetin e tij social disa  foto që tregojnë dhunën mbi një grua.

Sipas deputetit, ky është një tjetër rast i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes së banditëve nga fshehja e ngjarjeve kriminale.

Salianji tregon rastin e një burri, toka e të cilit është lënë si parcelë për kanabis tek një drejtues organizate të Partisë Socialiste.

”Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar”, shkruan ndër të tjera Salianji.

Postimi i plotë 

Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes së banditëve dhe fshehjes së ngjarjes nga qeveria nē mënyrë kriminale.

Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat.

Sot në mēngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemte e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i PSSh.

Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar. Policia ka ndaluar një nga tre dhunuesit dhe dy të tjeret i ka lëne te lire te kercenojne familjaret e te moshuares.

Policia nuk arreston dhunuesit por kërcenon denoncuesit qe te tërhiqen.

Fotot e dhimbshme flasin më shumë se çdo brroçkull kryeministrore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY