Në mbrëmje apo në mëngjes? Ja kur duhet të bëni seks për...

Në mbrëmje apo në mëngjes? Ja kur duhet të bëni seks për të qenë të lumtur

597
0
Shares

Është tashmë e provuar me shumë studime se seksi të ndihmon që të largosh stresin dhe të jesh i lumtur.

Për shumë njerëz, zgjimi i mëngjesit është pjesa më e vështirë e ditës sidomos nëse ju duhet të vraponi për të kapur autobuzin, të dërgoni fëmijët në shkollë apo të nxitoni për të përmbyllur sa më shpejt prekjet e fundit të shtëpisë.

Ndërsa shumë çifte zgjedhin të nisin ditën me pak gjimnastikë poshtë çarçafëve.

Dhe kjo është gjë shumë e mirë pasi seksi i mëngjesit është një moment spontan dhe intensiv që rrit ndjeshëm prodhimin e estrogjenit dhe ju karikon me energji të reja.

Por, jo vetëm, marrëdhëniet intime në mëngjes ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe rrisin nivelin e hormonit të oksitocinës në gjak.

Ky i fundit njihet ndryshe edhe si hormoni i lumturisë. Prandaj nëse po mendoni se cili është momenti i duhur për të bërë dashuri me partnerin, britanikja ‘’Metro’’ rekomandon seksin e mëngjesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY