Meta në SHBA: Ndryshimi i kufijve hap “Kutinë e Pandorës”

Meta në SHBA: Ndryshimi i kufijve hap “Kutinë e Pandorës”

93
0
Shares

Ndryshimi i kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës. Kështu është shprehur kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta i cili mbajti një ligjëratë në në Universitetin amerikan “John Hopkins” në Uashington.

Ai tha se Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar, ndërsa  e shikon si jetësore për rajonin ndërhyrjen e NATO-s, SHBA dhe BE.

Meta: Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike.

Duke u ndaluar në referendumin për emrin e Maqedonisë, Meta u ndal tek faktori shqiptar, i cili tha se është stabilizues për rajonin.

Meta: Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi. NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY